Skuadra e tretë në renditje në Bundesligë, Lajpcigu dhe skuadra e njohur angleze e Mançester Junajtedit kanë zhvilluar një ndeshje të çmendur në “Red Bull Arena Lajpcig”, në të cilën gjermanët në fund shënuan fitore 3:2, edhe pse deri në minutën e 80-të kishin një epërsi shumë komode prej 3:0, njofton “infOSport.mk”.
Ishte kjo ndeshja finale që do të vendoste se cila prej këtyre dy skuadrave do të vazhdontë më tej. Anhelinjo shokoi “Djajtë e Kuq” me një gol të shënuar që në minutën e 2-të, ndërkohë Amadu Hajdara në minutën e 13-të dyfishoi rezultatin në 2:0.
Në minutën e 69-të rezervisti Xhastin Klajvert ndëshkoi gabimin në mbrojtjen e Junajtedit, duke shënuar edhe golin e tretë për Lajpcigun, që në ato momente shihte veten në fazën tjetër, atë të nokaut, edhe pse skuadra e Ole Gunar Solskjaer ishin në rrugë për të bërë një rikthesë të madhe në rezultat.
Në minutën e 80-të Bruno Fernandesh ishte i saktë nga pika e bardhë, ndërsa në minutën e 82-të i inkuadruari në lojë nga bankina, Poll Pogba, shënoi edhe golin e dytë për Juajtedin, që në ato momente besonte te mrrekullia.
Në sekondat e fundit fati iu ktheu shpinën “Djajve të Kuq”, kur shumë pak mungonte që Ibrahima Konate të shënonte autogol për barazim të rezultatit në 3:3, mirëpo që një gjë e tillë për fat të mirin të skuadrës vendase, nuk ndodhi, ashtu që Lajpcigu është skuadra që do të vazhdojë më tej.
Situata në grupin “H” para zhvillimit të ndeshjeve të sotme ishte shumë interesante, teksa 3 skuadrat e para, Junajtedi, Paris Sen Zhermeni dhe Lajpcigu, kishin nga 9 pikë. Me këtë fitore Lajpcigu me 12 pikë rimer kreun, ndërsa duhet pritur ndeshjen midis Paris Sen Zhermenit dhe Istanbul Bashakshehirit, ndeshje kjo që me shumë gjasa do të zhvillohet nesër në të njëjtën kohë me fillim në ora 21:00, transmeton “infOSport.mk”.
E njëjta pritet të nis nga minuta e 14-të, koha kur edhe u ndërpre, ndërsa vendasve të PSZH-së ju shkon për shtati edhe një barazim, për të vazhduar për në fazën tjetër, derisa një fitore parisienët do ti shihte në pozitën e parë të grupit “H”.