Tashmë është thuajse gjithçka zyrtare, shkruan “infOSport.mk”. Ndeshja Paris Sen Zhermen – Bashakshehir, e vlefshme për raundin e fundit të grupit “H” në Ligën e Kampionëve, nuk do të zhvillohet, kjo pas skandalit që ndodhi në këtë ndeshje, kur arbitri i katërt i takimit, rumuni Sebastian Kultesko, kishte përdorur fjalë raciste ndaj ndihmës trajnerit të Bashakshehir, Pjer Vebo.
Pas gjithë kësaj shumë ashpër kishte protestuar edhe Demba Ba, i cili ishte ndëshkuar me të kuq në minutën e 14-të, para se ndeshja të ndërpritej.
De esta manera, Demba Ba encaró al 4° árbitro tras el comentario racista del silbante asistente.
📹 vía @V1Loxzi pic.twitter.com/FgsjiULCWx
— Peloteando (@Peloteandomx) December 8, 2020
Sulmuesi i mirënjohur, i cili më parë gatë karrierës së tij kishte luajtur edhe në Premierligë, i ishte drejtuar arbitrit kryesor Ovidiu Hacegan, me këto fjalë: “Pse kur bëhet fjalë për ndonjë të bardhë, thua: ‘ai atje’, ndërsa kur bëhet fjalë për ndonjë futbollistë me ngjyrë, ‘ai i ziu atje’”.
Kujtojmë fillimisht ndeshja ishte paraparë të niste në ora 22:30, mirëpo si duket pas konsultimeve të fundit mes delegatit të takimit, arbitrëve dhe kapitenëve të skuadrës, është marrë vendimi që kjo ndeshje edhe përfundimisht të ndërpritet.