Jusufa Mukoko futet në historinë e Ligës së Kampionëve

Një moment historik u regjistrua sot në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, më saktësisht në ndeshjen Zenit – Borusia Dortmund, transmeton “infOSport.mk”.

Jusufa Mukoko, anëtarë i skuadrës së Dortmund në minutën e 58-të morri besimin e trajnerit Lusien Favre, duke u bërë pjesë e historisë së ligës më prestigjioze europiane, Ligës së Kampionëve.

Mukoko me vetëm 16 vjet e 18 ditë, u bë futbollisti më i ri që ndonjëherë ka luajtur në një ndeshje të Ligës së Kampionëve, duke tejkaluar në këtë mënyrë Selestin Babajaro, i cili me Anderlehtin e tij kishte debutuar me 16 vjet e 86 ditë.

Mukoko e shfrytëzoi mundësinë e vetme për të rrëzuar nga piedestali Babajarnon, kjo pasi në ndeshjen e rradhës të Dortmundit në Ligën e Kampionëve, Mukoko do të ishte më i vjetër se rekordmeni i deritanishëm.

Ndryshe Dortmundi në ndeshjen e zhvilluar sot më herët, shënoi fitore 2:1 në udhëtim te Zeniti, falë golave të shënuar nga Pishçek dhe Uitsel, ashtu që bashkë me Lacion nga grupi “F”, vazhdojnë garat për në fazën e nokautit, transmeton “infOSport.mk”.

Skuadra e Lacios në takimin tjetër të këtij grupi, barazoi 2:2 me Klub Bryzh, barazim ky që ju mundësoi atyre për tu renditur në pozitën e dytë me 10 pikë, 3 më pak se Borusia Dortmundi i vendit të parë, derisa Klub Bryzh me 8 pikë u rendit në pozitën e tretë, duke siguruar një pranverë europiane me ndeshjet në Liga Europa.

Leave a Reply