Shtëpia e futbollit europian, UEFA, e ka publikuar kalendarin e ndeshjeve për kualifikimet e Botërorit “Qatar 2022”, që do të nisin në mars të vitit të ardhshëm, njofton “infOSport.mk”.
Orarin e ndeshjeve e ka mësuar edhe përfaqësuesja e Kosovës, që bënë pjesë në grupin “B”.
“Dardanët” këtë cikël kualifikues do ta nisin në stadiumin “Fadil Vokrri” më 28 mars të vitit 2021, kur do të mirëpresin Suedinë, derisa tre ditë më pas do të jenë mysafir të Spanjës.
Ish kampionja e Botës, që ende nuk e ka njohur shtetin e Kosovës, në Prishtinë do të duhet të zbres me 8 shtator 2021, ndërkohë këtë cikël kualifikues “Dardanët” do ta mbyllin si mysafirë përballë Greqisë në Athinë me 14 nëntor të vitit të ardhshëm.