E bukur, Florian Marku ndeshjet në eventin e madh të boksit në Uembli stadium

Një ndër boksierët më të mirë shqiptarë të momentit, Florian Marku, do të jetë njëri nga sportistët që do të paraqitet për të boksuar në eventin e madh të boksit që zhvillohet të shtunën (12 dhjetor), e ku dueli kryesor do të jetë ai ndërmjet dy super boksierëve në peshat e rënda, Entoni Xhoshua dhe Kubrat Pulev.

Alex Fearon do të jetë rivali i Markut në “Uembli Arena”, ku do të jenë të pranishëm edhe 1.000 tifozë.

“Përshëndetje ndjekësit e mi nga e gjithë bota. Ne kemi një luftë këtë të shtunë në ndeshjen Xhoshua vs Pulev si ‘undercard’”.

“Lufta ime do të jetë drejtpërdrejt në Sky Sports dhe jam krenar që jam pjesë e shfaqjes më të madhe të boksit të këtij viti”.

“Dua të falënderoj ekipin tim të menaxhimit S-JAM Boxing dhe gjithashtu Anthony Joshua dhe Eddie Hearn që më lejuan të bëhesha pjesë e kësaj ngjarje të madhe”.

“Nuk do ju zhgënjej të gjithëve… Mbreti Shqiptar po vjen”, ka shkruar Marku në postimin e tij.

Ndryshe, të shtunën, kampioni i botës në kategorinë e peshave të rënda (WBA, IBF, WBO dhe IBO), Anthony Joshua, mbron titujt përballë sfiduesit të detyrueshëm të IBF, bullgarit Kubrat Pulev.

Leave a Reply