Pajtim Kasami ka shënuar golin e vetëm në fitoren minimale 1:0 të Bazelit kundër Servete, duke i siguruar skuadrës së tij 3 pikë mjaft të vlefshme në luftën për kreun e tabelës, njofton “infOSport.mk”.
Kasami golin e 3-të sezonal e realizoi në minutën e 51-të, kur përfitoi nga një harkim në zonë nga rivënia e këndit dhe me kokë mposhti portierin mysafir.
Kasami në këtë ndeshje realizoi edhe një gol tjetër që në minutën e 5-të, mirëpo i njëjti ishte anuluar për shkak pozitës jashtë loje.
Ndryshe përveç Kasamit, te Bazeli në këtë ndeshje titullarë luajti edhe Edon Zhegrova, i cili u zëvendësua në minutën e 84-të, ndërkohë te Servete në lojë në minutën e 59-të u inkuadrua mbrojtësi i talentuar shqiptarë, Kastriot Imeri.
Për Bazelin ishte kjo fitorja numër 4 në 9 ndeshje të zhvilluara, me ç’rast kjo skuadër renditet në pozitën e tretë me 13 pikë, 5 më pak se lideri Jang Bojs, që ka edhe një ndeshje më pak.