Struga avansoi, por një eurogol i Stoilov ju pamundësoi fitoren atyre (VIDEO)

Struga Trim Lum nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1:1 në duelin e vlefshëm të javës së 15-të në elitën e futbollit vendor kundër Akademia Pandev, njofton “infOSport.mk”.

Në një ndeshje ku vendasit kishin më shumë nga loja, mysafirët i shëptuan disfatës falë eurogolit të shënuar nga Gjorgji Stoilov në minutën e 72-të, kur numri 8-të i Akademia Pandev në mënyrë spektakolare ekzekutoi goditjen e lirë nga një distancë prej rreth 26 metrash, duke shënuar në këndin e djathtë lartë të portierit Djuriç.

Ndryshe pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërkohë Struga Trim Lum krijoi avantazhin në minutën e 57-të, falë ekzekutimit të saktë nga pika e bardhë e mbrojtësit Aleksandar Ristevski.

Ky avantazh i vendasve vleu vetëm 15 minuta, pasi mysafirët arritën të barazojnë dhe nga Struga të largohen me një pikë.

Pas 15 xhirove të kaluara, Struga Trim Lum numëron 21 pikë, po aq sa ka edhe Sileksi në pozitën e 5-të, ndërkohë Akademia Pandev me 11 pikë mbetet në pozitën e parafundit.

Në mesjavë (e mërkurë), Struga Trim Lum do të përballet pikërisht me Sileksin, ndërkohë Akademia Pandev në Strumicë do të mirëpret Borecin.

Leave a Reply