Dembo Darboe i kundërpërgjigjet me “dopietë” Ibraimit, merr kreun tek golashënuesit (VIDEO)

Dembo Darboe vetëm brenda 45 minutave të para ka arritur të shënojë dy gola, duke iu kundërpërgjigjur në këtë mënyrë sulmuesit të Shkëndijës, Besart Ibraimit, që dje realizoi një gol në fitoren 2:0 ndaj Borecit në Veles, njofton “infOSport.mk”.

Falë “dopietës” së Darboe, FC Shkupi e mbylli pjesën e parë kundër Pelisterit me shifrat 2:1, në ndeshjen e  vlefshme të javës së 15-të.

Sulmuesi nga Gambia golin e tij të parë në Manastir e realizoi në minutën e 21-të, kur nga afërsia shënoi në rrjetën e Taleskit, ndërsa 7 minuta më vonë me kokë edhe për herë të dytë mposhti portierin vendas.

Falë këtij dy golëshi, Dembo Darboe në 15 javë kampionat numëron gjithsej 14 gola, një më shumë se Besart Ibraimi i Shkëndijës.

Leave a Reply