Ish strategu i Totenhamit, Mauricio Poçetino duket gati për të zëvendësuar Zinedine Zidane në postin e trajnerit te Reali i Madridit.
Klubi “madrilen” thuhet se është në kontakte me Poçetinon pas formës së dobët të ekipit në ndeshjet e fundit nën urdhrat e francezit, Zinedin Zidane.
Presioni ndaj francezit është rritur dukshëm këtë javë, sidomos pas disfatës nga Shakhtar Donetsku në Ligën e Kampionëve.
Poçetino është trajner i lirë që nga largimi prej Totenhamit, ndërsa tashmë ai shihet si kandidati kryesor për të marrën drejtimin e “mbretërve”.