Interi fiton garën për Rodrigo De Paul!

E ardhmja e Raxha Naingolan dhe Kristian Eriksen është larg Interit. Mesfushori belg, ashtu sikurse edhe danezi, po marrin shumë pak minuta nga trajneri Antonio Konte dhe duket se nuk kanë arritur të përshtaten me skemat e trajnerit, ndaj në merkaton e dimrit pritet të ndërrojnë ambient.

Belgu ka si destinacion të preferuar Kaljarin, ku ishte edhe sezonin e kaluar, ndërsa Eriksen ka oferta të shumta për tu rikthyer në Angli, ndërsa ndër skuadrat e interesuara për shërbimet e danezit është edhe PSZh-ja.

Me largimin e tyre, në mesfushën e Interit pritet të krijohet një boshllëk i madh, ndërsa drejtuesit bashkë me Antonio Konten kanë vendosur që pikërisht kapiteni i Udinezes, Rodrigo De Paul të jetë emri i ri në mesfushën “zikaltër”.

Ky i fundit luan sezonin e pestë në kampionatin italian, ku tashmë është shndërruar në një lider i skuadrës së Udinezes, skuadër  kjo që në vitin 2016-të i kishte paguar 3 mln euro Valencias, ndërsa sot në tregun europian vlera e tij kap shifrën e 35 milion eurove. Një shifër të tillë, Interi për momentin nuk është në mundësi për të paguar, ashtu që drejtuesit e skuadrës nga “Xhuzepe Meaca” po punojnë të përfshijnë në shkëmbim edhe kartonin e sulmuesit, Andrea Pinamonti.

 

Leave a Reply