Bruno Dita beson te fitorja edhe ndaj Borecit

Shkëndija sot në kuadër të javës së 15-të do të përballet me Borecin në Veles, njofton “infOSport.mk”. Pritet të jetë kjo një ndeshje me shumë paqartësi, duke pasur parasysh se këtë edicion edhe skuadra e Borecit po bënë mirë në kampionat, ndërsa më së miri e dëshmon edhe pozita e tyre aktuale në renditje.

Pas 14 xhirove të para skuadra e Gorazd Mihajllov renditet në pozitën e katërt me 22 pikë, ndërsa kujtojmë se në Tetovë kjo skuadër kishte nxjerrë një barazim 1:1. Është ky rast i mirë për “kuqezinjtë” nga Tetova për të marrë fitoren e parë ndaj kësaj skuadre këtë edicion, ndërsa performanca e treguar në ndeshjen e fundit ndaj Makedonija Gj.P dhe ajo fitore bindëseju ka dhënë shumë vetëbesim futbollistëve të Shkëndijës për të përsëritur edhe një shfaqje të tillë.

“E rëndësishme është që ne nuk kemi pësuar humbje në këtë sezon dhe forma jonë është në ritje. Me Makedonijan ishte ndeshje e vështirë pasi ishte rival direkt, ishin një pikë pas nesh. Ajo fitore na jep besim, sepse të mundësh ekipin e vendit të dytë 5:0 dhe për më shumë që u shfaqëm shumë mirë në lojë, mendoj e kemi bërë ndeshjen më të mirë të sezonit. Na jep shumë besim dhe tani shkojmë me besim akoma më të madh në ndeshjen me Borecin. E dimë që jetë ndeshje shumë e vështirë. Atje fusha është sintetike, por mendoj se nuk do e kemi problem në qoftë se do të jemi të fokusuar 100% si në ndeshjen e fundit me Makedonijan, shpresoj dhe besoj të dalim me sukses.” – ka thënë Dita për faqen zyrtare të klubit nga Tetova.

Ndeshja Boreci – Shkëndija starton në ora 13:00.

Leave a Reply