Boreci-Shkëndija, tradita flet në anën e skuadrës nga Veles!

Shkëndija sot do të jetë përballë ekipit të katërt në renditje, Borecit, skuadër kjo ka bilanc më të mirë në përballjet ndaj “kuqezinjëve”, njofton “infOSport.mk”.

Një fakt ky për tu habitur, mirëpo 4 ndeshjet e deritanishme mes këtyre dy skukadrave tregojnë se Boreci ka 2 fitore, kundrejt vetëm 1 fitoreje të Shkëndijës, derisa një ndeshje mes këtyre dy skuadrave është mbyllur me barazim.

Ishte pikërisht ndeshja e fundit mes tyre e zhvilluar në Tetovë që ishte mbyllur me barazim, ndërsa ndeshja e sotme është një rast i mirë që Shkëndija të paktën të barazojë bilancin e fitoreve përballë Borecit të Gorazd Mihajllov, që deri më tani ka regjistruar 6 fitore, 4 barazime dhe 4 disfata.

Boreci do të ishte edhe më lartë në renditje, poqëse nuk u përball me një krizë rezultatesh kur në tre takimet e fundit kanë pësuar dy humbje. Fillimisht u mundën 0:2 nga Vardari, ndërsa më pas humbën 1:0 në Tetovë nga Renova. Në xhiron e fundit dukeshin pranë një tjetër dështimi, por arritën të fitojnë me përmbysje 2:1 përballë Struga Trim&Lum, transmeton “infOSport.mk”.

Në anën tjetër kujtojmë Shkëndija me 8 fitore, 6 barazime dhe 30 pikë të tubuara mbanë pozitën e parë në renditje.

Leave a Reply