Shkëndija ka avansuar në transfertën ndaj Borecit në Veles në ndeshjen e parë të javës së 15-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.
Pas matjes së forcave nga ana e të dyja skuadrave, kur patëm mundësinë të shohim disa tentativa nga distanca, golin e avantazhit të Shkëndijës e paralajmëroi një goditje e fuqishme e Besart Ibraimit, që përfundoi në traverzë, ndërsa i njëjti futbollistë në minutën e 26-të arriti që të shënojë nga penaltia, të cilën e përfitoi Enur Totre.
Ky i fundit u ndal nga Stoimenovski, ndërsa arbitri Gocevski tregoi në pikën e bardhë, duke i mundësuar bomberit kërçovar për të shënuar edhe golin e tij të 13-të këtë edicion dhe të 6-tin nga penaltitë.
Kujtojmë edicionin e kaluar, Ibraimi kishte humbur mundësinë të shënojë nga pika e bardhë po në këtë stadium kundër Borecit.