Janari edhe përfundimisht mund të gjejë me skuadër të re futbollistins hqiptarë, Xherdan Shaqiri. Futbollisti i Liverpullit me prejardhje nga Kosova për shkak hapësirave të pakta që po merr nga ana e trajnerit Jurgen Klop, po mendon seriozisht largimin.
Një gjë të tillë bënë të ditur ESPN, që raporton se Liverpulli mund të rishikojë ofertat për Shaqirin. Skuadra kampione e Anglisë është goditur shumë nga lëndimet këtë fillim sezoni dhe Klop është i etur të mbajë skuadrën e bashkuar.
Por, me një bollëk opsionesh në fazën sulmuese, Liverpulli do pranonte ndonjë oefrtë të mirë për Xherdan Shaqirin dhe Divok Origin, veçanërisht nëse paratë e fituara nga këto shitje do të financonin transferimin e ndonjë mbrojtësi, aty ku skuadra ka mungesë.