Derbi ndeshja e javës së 16-të në Superligën e Kosovës midis FC Prishtinës dhe Feronikelit është mbyllur me barazim pa gola.
Vendasit e FC Prishtinës patën një mundësi të mirë në pjesën e parë, por Sabien Lilaj dështoi të shënonte nga penaltia, pasi goditjen e tij e priti ish portieri i Shkëndijës, Ilir Avdyli.
Pas këtij barazimi, Prishtina numëron 26 pikë, dhe renditet në vendin e tretë, ndërsa Feronikeli më 21 pikë, në vendin e pestë.