Pasi u lëndua mbrëmë në ndeshjen ndaj Selltikut në kuadër të ndeshjeve të Liga Europa, është mësuar edhe shkalla e dëmtimit të mbrojtësit danez, Simon Kjaer.
Danezi ka një dëmtim të shkallës së parë të muskulit në kofshën e djathtë. Pas 7 ditësh Kjaer do t’i nënshtrohet përsëri testeve mjekësore.
Është e sigurt që Stefano Pioli humb mbrojtësin danez në sfidën e së dielës në kampionat ndaj Sampdorias dhe ndaj Sparta Pragës të enjten në Çeki në ndeshjen e fundit të grupit “H”.
Kjo ndeshje do të vlejë vetëm për statistikë, pasi Milani veçmë ka sigurar një vend për në ndeshjet e fazës nokaut të Liga Europa.