Java e 15-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë do të zhvillohet në dy ditë, njofton “infOSport.mk”. Gjithçka nis me ndeshjen e së shtunës, Boreci-Shkëndija, aty ku “kuqezinjtë” pretendojnë të vazhdojnë ndeshjet pa humbje këtë edicion. Plotë 14 xhiro pa asnjë humbje për skuadrën e Ernest Gjokës, që nesër kundër skuadrës së Gorazd Mihajllov do të kërkojë fitoren e parë këtë edicion, kjo pasi ndeshja e parë e zhvilluar në Tetovë ishte mbyllur me barazim 1:1.
E diela prodhon edhe derbin e kryeqytetit Vardari-Rabotniçki, FC Shkupi do të jetë mysafir i Pelisterit në Manastir, ndërkohë Renova me Qaton në krye kundër Sileksit në Tetovë do të kërkojë edhe fitoren e tretë me rradhë me në krye strategun tetovar, i cili ditë më parë zëvendësoi në postin e trajnerit Bujar Islamin.
Struga Trim Lum kundër Akademia Pandev do të kërkojë të harrojë sa më shpejtë disfatën e pa merituar në Veles kundër Borecit, ndërkohë ndeshja e fundit e kësaj jave është ajo midis Bellasicës dhe Makedonija GJ.P.
Të gjitha ndeshjet startojnë në ora 13:00.
LPFMV – Java 15 |
||||||||||||||||||
|