E bukur, femra do të drejtojnë derbin e Lindjes, Bregallnica-Kit Go

Të shtunën në program janë ndeshjet e Ligës së Dytë në Lindje dhe Perëndim, aty ku tashmë Federata e Futbollit të Maqedonisë ka caktuar edhe emrat e arbitrëve që do të ndajnë drejtësinë në të gjitha 10 ndeshjet, njofton “infOSport.mk”.

Ajo që bie në sy është ndeshja e Ligës së Dytë – Lindje, Bregallnica-Kit Go, aty ku drejtësinë do ta ndajnë 4 femra.

Irena Velevaçkoska nga Prilepi do të jetë arbitre kryesore këtij takimi, ndërsa asaj do i ndihmojnë dy asistentet nga Shkupi, Biljana Milanova dhe Elena Ilieska. Edhe arbitrja e katërt e këtij takimi vjen nga Shkupi, dhe është Ivana Projkoska.

Ndeshja midis Bregallnicës dhe Kit Go luhet nesër në Shtip me fillim në ora 13:00, orar ky i vlefshëm edhe për të gjitha ndeshjet tjera në të dyja Konferencat e Ligës së Dytë.

 

Leave a Reply