E bujshme, Shkëndija nënshkruan me reprezentuesen e Maqedonisë

KFF Shkëndija ka nënshkruar kontratë me reprezentuesen e Maqedonisë së Veriut, Afrodita Salihi, njofton “infOSport.mk”.

Është ky një super përforcim për skuadrën nga Tetova, që u themelua në vitin 2019-të, por që ka shumë ambicie për këtë sezon.

KFF Shkëndija zhvilloi një super gjysëmsezon, ndërsa e gjithë kjo bëri që ambiciet e drejtuesve të kësaj skuadre të jenë edhe më të mëdha. Kështu ata gjatë ditës së djeshme arritën marrëveshje me Afrodita Salihin, një ndër futbollistet më të mira në futbollin vendor në konkurrencë të femrave.

Ajo te KFF Shkëndija vjen nga rradhët e KFF Skopje, ndërsa gjatë karrierës së saj gjithashtu kishte luajtur edhe me skuadrat si Dragon, Koçani, Edinstvo, Olimpija Sofija, Nashe Taksi dhe Shqiponjat.

Për përfaqësuesen e Maqedonisë ajo ka zhvilluar 30 ndeshje, duke realizuar 4 gola, ndërsa te Shkëndija do të luaj bashkë edhe me një tjetër reprezentuese mjaft të suksesshme, Hava Mustafa.

 

Leave a Reply