Edhe pse ishte disavantazh prej dy golave (0:2) përballë Selltikut, Milani i madh i Stefano Piolit të rikthyer pas pandemisë “Covid 19”, në fund shënoi një fitore spektakolare me përmbysje prej 4:2 përballë Selltikut skocez, njofton “infOSport.mk”.
Ishte kjo ndeshja e vlefshme për xhiron e 5-të në kuadër të grupit “H” në Liga Europa, pas së cilës Milani siguroi një vend për në fazën e dytë të këtij kompeticioni, së bashku edhe Lillën, që në ndeshjen tjetër të grupit kishte mundur Sparta Pragën me shifrat 2:1.
Rogiç (7’) dhe Eduard (14’) shënuan dy gola të shpejtë për Selltikun, mirëpo Milani u kundërpërgjigjë edhe më me vrull, pasi në të 24-tën me anë të Çalhanogllu dhe më pas në të 26-tën me anë të Kastijeho, brenda dy minutave barazoi shifrat në 2:2. Pjesa e dytë kishte një histori krejtësisht tjetër, me një Milan të kujdesshëm dhe zotëres, ndërsa në saje të një loje të tillë dyshja e talentuar Hauge – Diaz shënuan edhe dy gola të tjerë, për të siguruar në këtë mënhyrë fitoren e skuadrës së tyre.
Për dallim nga Milani, skuadra e Totenham edhe pse në rolin e favoritit, nuk arriti që të marrë më shumë se një barazim 3:3 në transfertën në Austri kundër LASK, derisa Leçesteri kaloi edhe më keq, duke u mundur në transfertën në Ukrainë nga Zorya (1:0).
Fitore më se e merituar e Dinamo Zagrebit të Arijan Ademit si mysafir kundër Fejenordit holandez, skuadër kjo që rrezikon largimin, derisa kampionët e Kroacisë që sonte siguruan një vend për në fazën e dytë të Liga Europa, aty ku do të jenë edhe Hofenhajmi, Crvena Zvezda, Antverpeni, Totenhami, Viljareali, Leçesteri dhe Braga, skuadër kjo që njëjtë sikurse Milani, shënoi fitore 4:2 në transfertën kundër AEK-ut grek.