Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, i cili aktualisht luan me Torinon në Itali, ka më shumë se një javë që është futur në izolim pasi ka dalë pozitiv me Covid-19.
Gjatë ditës së mërkurë ai ka bërë testin e 3-të dhe vazhdon të jetë pozitv.
Pozitiv vazhdon të jetë edhe portier Samir Ujkani, që poashtu është pjesë e skuadrës italiane të Torinos, si dhe Etrit Berisha, gardiani “kuqezi”, që është pjesë e SPAL.