UEFA është gati të implementojë VAR-in në distancë, derisa testi i parë zyrtar do të bëhet sonte në mbrëmje me ndeshjen e Ligws sw Kampionwve midis Seviljws dhe Çelzit, ndeshje kjo qw do tw zhvillohet nw Andaluzi, nw stadiumin “Ramon Sançez Pizhuan”.
Sfida i është besuar arbitrit portugez Artur Dias, ndërsa patriotët e tij Tiago Martins e Luis Godinho do të asistojnë në VAR, veçse këtë herë jo në sallën në stadium, por nga zyrat e UEFA-s në Nyon të Zvicrës.
Disa kampionate evropiane kanë testuar me sukses aplikimin e VAR-it nëpërmjet një salle unike, zakonisht në ambientet e federatave përkatëse, ndaj këtë hap është gati ta bëjë edhe UEFA, që ka për synon ta aplikojë rregullisht këtë mënyrë nga sezoni i ardhshëm.
Aplikimi i VAR-it në distancë do të bënte të mundur përdorimin e teknologjisë në ndihmë të arbitrave në më shumë liga në Europë dhe Botë, pasi kryesisht në vendet e vogla është e vështirë të investohet për teknologjinë në çdo stadium.