Super lajm për Shkëndijën në prag të ndeshjes me Makedonija GJ.P

Shkëndija sot në Tetovë në ndeshjen derbi të javës së 14-të do të mirëpret Makedonija GJ.P, njofton “infOSport.mk”. Është ky dueli mes dy skuadrave më të mira të momentit në Ligën e Parë, me “kuqezinjtë” që kanë epërsi një pikë, dhe që dëshirojnë të mos humbasin terren.

Bazuar në rezultatet e skuadrës kundërshtare, ky duel pritet të jetë shumë i luftuar, pasi nuanca mund të vendosin të njëjtin, ndërsa trajnerin Ernest Gjoka, e gëzon fakti se sot në skuadër do të ketë komandantin kryesor në mbrojtje, Egzon Bejtullai.

Kapiteni i “kuqezinjëve” rikthehet pas pauzës për shkak kartonëve, me ç’rast kishte munguar në ndeshjen e së dielës kundër Struga Trim Lum, ndërsa bashkë me Jan Krivak në qendër, pritet që të krijojnë dyshen stabile, që nuk do të duhet ti lejojnë sulmuesit kundërshtarë për të ardhur në shprehje.

Ndeshja Shkëndija – Makedonija GJ.P që do të luhet në stadiumin e qytetit të Tetovës, starton në ora 13:00.

Leave a Reply