Jemi mësuar të shohim ngjarje nga më të ndryshmet në ndeshjet futbollistike, mirëpo një e tillë që na vjen nga Uzbekistani, thuajse i tejkalon gjithë kufijtë.
Në një nga ndeshjet e kategorisë e parë të këtij vendi midis Neftçi dhe Turon Japran, ka “plasur” një “kung fu” e pabesueshme, teksa njëri nga futbollistët ka goditur arbitrin me këtë stil të famshëm të karatesë.
Pas kësaj goditjeje të fortë, arbitri bie në tokë, derisa u desh ndërhyrja e policisë për të shmangur një katastrofë të mundshme, pasi situata doli jashtë kontrolli.
Футболист узбекского "Нефтчи" бьет судью после матча pic.twitter.com/mqnhgfqYIC
— Великий Твитсби (@greattvetor) December 1, 2020