Pas fitores së madhe 3:0 ndaj Blu Mexhik FC Dublin në raundin parakualifikues të Ligës së Kampionëve, skuadrës e Futsal Shkupit, thuajse pa pushuar fare sot ka zhvilluar edhe takimin e mbetur të javës së 5-të në elitën e futsalit vendor, njofton “infOSport.mk”.
Kundërshtarë i skuadrës nga Çairi ishte Kegi Mobi nga Velesi, skuadër kjo që u dorëzua në parketin e saj përballë “bardhekaltërve”, që përsëritën suksesin e fundjavës në Europë, duke shënuar edhe një fitore tjetër 3:0.
Fitoren e Futsal Shkupit e paralajmëroi kapiteni Arsim Fazliu me golin e shënuar në pjesën e parë, ndërsa në të dytën autorë të dy golave të tjerë ishin Dragan Petroviq dhe Ferid Agushi.
Për Futsalin Shkupin ishte kjo fitorja e 5-të nga po aq ndeshje të zhvilluara, me ç’rast kjo skuadër vazhdon të kryesoj tabelë dhe njëkohësisht të dominojë në futsalin vendor.