Shkëndija ka zhvilluar në ndër ndeshjet më të mira të sezonit, duke mundur me rezultatin e thellë 5:0 Makedonija GJ.P në Tetovë në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në LPFMV, njofton “infOSport.mk”. Elezi, Doriev e Ibraimi në të parën dhe Nafiu e Totre në fund të ndeshjes realizuan golat e triumfit më të thellë në sezonin aktual, duke lënë të kënaqur shefin e stafit teknik, Ernest Gjoka.
“Mendoj se sot ishte dita që skuadra të kthehej te fitorja pasi që e kemi vuajtur mungesën e fitoreve edhe pse ndeshjet kanë qenë shumë të forta dhe skuadra për mendimin tim ka kërkuar të bëjë më të mirën. Por sot ishte ajo që ne mezi prisnim për të sjellë fitoren e rradhës ndaj një kundërshtari shumë të fortë e që kishte javë që po bënte shumë mirë në kampionat.” – u shpreh fillimisht Gjoka.
“Sigurisht se kjo është Shkëndija që po kërkojmë, por është lodhje e madhe për të arritur të bëjmë çdo herë të njëjtën gjë që bëmë sot. Por po përpiqemi që si filozofi të jetë e njejtë, megjithatë ndonjëherë bëhet ndeshje e vështirë, mungesë fati, ndonjëherë edhe për meritë të kundërshtarit na vështirësohen daljet tona në sulm. Por skuadra po mungohet të posedojë topin, kërkojmë të bëjmë tranzicionin nga faza e mbrojtjes në sulm. Sot jam i kënaqur nga të gjithë dhe nga fakti që gjithë në fazën e sulmit shënuan gol.” – theksoi startegu i “kuqezinjëve”, që pas 14 xhirove kryesojnë renditjen tabelare me 30 pikë, dy më shumë se FC Shkupi i vendit të dytë.