Një ndër futbollistët më të mirë të Dritës së Gjilanit, Ardian Cuculi, gjatë ditës së djeshme i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në Shkup, transmeton “infOSport.mk”.
Mbrojtësi kërçovar në derbin e së dielës kundër Gjilanit kishte dëmtuar nujen e krahut, ndërsa pas ekzaminimeve mjekësore, u konstatua se i njëjti do të duhet të operohet.
Gjithçka ka kaluar me sukses, ndërsa një gjë të tillë përmes faqes zyrtare në “facebook” kanë njoftuar edhe nga skuadra kampione në fuqi e Kosovës.