FC Shkupi ndeshjen e javës së 14-të si vendas kundër fenerxhiut Bellasicës, do ta zhvillojë në stadiumin kryesor pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.
Një gjë të tillë konfirmuan vetë drejtuesit e klubit nga Çairi, të cilët deri më tani ndeshjet e tyre si vendas i kishin zhvilluar në stadiumin në Maxharit. Kjo për shkak punimeve që po bëhen në stadiumin e Çairit tashmë disa javë me rradhë, ashtu që deri në mbyllje të pjesës së parë të sezonit, FC Shkupi nuk do të mund të luaj në stadiumin e vetë.
Mbetet të shihet nëse fusha pranë FFM-së do ju sjellë fatë “pëllumbave” nga Çairi, të cilët deri më tani ishin të pagabueshëm në fushën e stadiumit në Maxhari, aty ku kishin mundur Sileksin (1:0) në kampionat dhe Kit Go (5:0) në kuadër të Kupës.
Ndeshja FC Shkupi – Bellasica luhet të mërkurën me fillim në ora 13:00.