Joakim Lëv do të vazhdojë të jetë trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, të paktën deri pas Europianit të vitit të ardhshëm.
Pas mbledhjes së mbajtur ditën e sotme mes drejtuesve të Federatës Gjermane të futbollit, është vendosur që Lëv të qëndrojë në drejtimin e “pancerave” edhe më tej, pavarësisht rezultateve jo të mira.
Pas humbjes turpëruese që Gjermania pësoi nga Spanja, menjëherë filloi të flitej për një largim të trajnerit Lëv, por drejtuesit i kanë dhënë edhe një mundësi tjetër.
Federata ka treguar mbështetje ndaj trajnerit dhe për këtë arsye kanë vendosur t’i besojnë ende, të paktën deri pas Europianit.