Liga e Kampionëve vazhdon edhe këtë javë, teksa në program do të jenë ndeshjet e xhiros së 5-të në grupe. Si asnjëherë më parë në kompeticionin më të rëndësishëm europian një arbitre femër do të referojë një ndeshje. Bëhet fjalë për francezen Stefani Frapart, e cila do të referojë ndeshjen e grupit “G”, Juventus – Dinamo Kiev, ndeshje kjo që në program do të jetë të mërkurën.
Një vendim historik me 36-vjeçaren franceze që bëhet e para femër që do të vendosë drejtësi në një duel të ligës më prestigjioze europiane në konkurrencë të meshkujve.
Kjo e fundit ka gjykuar në Europa League sezonin e kaluar, teksa ishte arbitrja e parë në finalen e Superkupës së Europës midis Bajernit të Munihut dhe Seviljës.