Edhe pse do të luhet në vitin 2021, Europiani do të vazhdojë të konsiderohet ai i 2020-tës. Kjo për shkak se pandemia shtyu kompeticionin që duhej të ishte zhvilluar këtë verë, për në verën e ardhshme. Ndërkohë, UEFA ka nisur të mendojë për skenarët e stadiumeve nëse do të jenë me publik apo jo.
Skenari më pozitiv është që pandemia të jetë vendosur nën kontroll dhe të luhet me tifozë si zakonisht, ndërsa më pas në varësi të virusit mund të ketë pjesëmarrje në 50%, në 1/3-tat e stadiumit ose skenari më negativ që është me dyer të mbyllura.
Vendimi final do të merret në datën 5 mars nga ana UEFA-s, teksa shpresohet që deri në pranverë situata të jetë normalizuar dhe më pas në verë të shijohet një Europian festiv ashtu siç ka qenë tradita sa herë është luajtur kompeticioni i rëndësishëm për kombëtare.