TOP4 barazojnë mes tyre, Renova fiton pas 9 xhirove

Dy ndeshjet derbi të javës së 13-të janë mbyllur me barazime, me ç’rast TOP4 mbetet i njëjtë, pa asnjë ndryshim në renditje, me Shkëndijën që vazhdon të udhëheq edhe pas kësaj jave, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e Ernest Gjokës edhe përkundër disavantazhit që kishin gjatë pjesës së parë, në fund nga Struga u rikthyen me barazimin 1:1, falë golit të shënuar nga Besart Ibraimi në minutën  e 77-të.

Për dallim nga kjo ndeshje, përballja derbi mes skuadrave shkupjane, Makedonija Gj.P dhe FC Shkupit u mbyll me barazim pa gola.

Renova me Qatip Osmanin në krye u rikthye te fitorja, duke mundur Borecin minimalisht 1:0, edhe atë me një futbollistë më pak në fushë.

Fitore në ndeshjet e sotme arriti edhe Sileksi, që mundi Pelisterin në transfertë 2:1, ndërkohë Bellasica dhe Rabotniçki në ndeshjen e zhvilluar në Strumicë barazuan me shifrat 2:2. Kujotjmë dje në ndeshjen e parë të javës së 13-të, Vardari kishte mundur Akademia Pandevin me rezultatin 2:0.

LPFMV – Java 13

Makedonija Gj.P 0:0 FC Shkupi
Struga Trim Lum 1:1 Shkëndija
Renova 1:0 Boreci
Bellasica 2:2 Rabotniçki
Pelisteri 1:2 Sileksi
Vardari 2:0 Ak.Pandev

Leave a Reply