Janë mbyllur 45 minutat e para në ndeshjet e javës së 13-të, njofton “infOSport.mk”. Nga gjithsej 5 ndeshje, vetëm në derbin e Shkupit nuk ka gola, edhe përkundër faktit se rastet nuk munguan as nga Makedonija GJ.P, e as nga FC Shkupi.
Struga Trim Lum falë golit të mbrojtësit Aleksandar Ristevski në minutën e 12-të po avanson ndaj Shkëndijës, skuadër kjo që nëse dëshiron të largohet nga qyteti i bukur i Strugës me pikë, do të duhet të luaj shumë më mirë në 45 minutëshin e dytë.
Rabotniçki edhe përkundër disavantazhit që kishte, 45 minutat e para i mbylli me epërsi 2:1. Razmoski kaloi në avantazh Bellasicën, ndërsa “romantikët” u kundërpërgjigjën me anë të Filip Djurdjeviç, i cili në minutën e 26-të nga pika e bardhë barazoi shifrat në 1:1, ndërkohë 10 minuta më pas, Nikolla Sharkoski realizoi edhe golin e dytë në rrjetën e vendasve, duke bërë që skuadra shkupjane në pushim të shkojë me avantazh prej një goli.
Shumë pranë fitores në ndeshjet e sotme, është Sileksi, skuadër kjo që pas 45 minutave të para në Manastir po avanson me rezultatin 2:0 përballë Pelisterit vendas. Burhan Mustafov kaloi në epërsi Sileksin vetëm pas 2 minutave lojë, ndërsa një gol tjetër në rrjetën e Taleskit, realizoi Dejan Ristov në minutën e 34-të.
LPFMV – Java 13 – Rezultatet e 45 minutave të para |
|||||||||||||||
|