Është shënuar goli i parë në ndeshjet e Ligës së Parë, edhe atë në ndeshjen në Manastir, ku mejdanin po ndajnë Pelisteri dhe Sileksi, njofton “infOSport.mk”.
Në aksionin e tyre të parë mysafirët nga Kratova kaluan në epërsi, falë super golit të shënuar nga Burhan Mustafov, i cili me një goditje precize nga brendia e zonës arriti që të shënojë ndaj ish skuadrës së tij.