Dita e sotme është e shënuar në mbarë shqiptarinë si Dita e Pavarësisë vë Shqipërisë, por edhe si ajo e ditëlindjes së heroit kombëtar, Adem Jashari.
Ademi lindi më 28 nëntor të vitit 1955 në Donje të Prekazit dhe u nda nga jeta më 7 mars të vitit 1998 pas një sulmi të armatosur të forcave serbe në shtëpinë e tij në Prekaz.
Tifozat Kuqezi kanë festuar sot Ditën e Pavarësisë, por jo vetëm kaq sepse nuk kanë hezituar as të vizitojnë shtëpinë e Adem Jasharit në Prekaz.
Është pikërisht i apasionuari pas sporteve ekstreme, Alket Islami, i cili ka fluturuar mbi shtëpinë e Jasharit me një parashutë me shqiponjën dykrenare, poshtë së cilës shkruhet “Tifozat Kuqezi” dhe pas saj valëvitej flamuri i UÇK-së.