Skuadra e Lokomotiva Zagreb vazhdon të notojë në ujëra të turbullt në këtë pjesë të kampionatit, pasi gjendet pranë fundit të renditjes në elitën e futbollit kroat.
Megjithatë sot skuadra e Lokomotivës ka siguruar një rezultat të rëndësishëm në fushën e Goricës që është prendente për të luajtur në Europë në edicionin e ardhshëm.
“Skuadra e shqiptarëve”, e cila sot paraqitej në fushë me Çokajn, Kallakun, Tucin e Tahirajn që nga minuta e parë përballë Goricës në transfertë, ka mbyllur ndeshjen me një barazim 1:1 që vleu për t’u larguar nga vendi i fundit në klasifikim, e sidomos për moralin, pasi luhej ndaj një prej ekipeve që pretendojnë për zonën e Europës.
Ekipi vendas kaloi i pari në avantazh, por në minutën e 50 të sfidës, një gol shqiptar i dha barazimin Lokomotiva Zagrebit.
Një harkim nga e majta gjeti në zonë Kallakun dhe ky pasi uli topin, pasoi me saktësi te Tuci, i cili nuk mund të gabonte para protës. Gol dhe menjëherë festë me “shqiponjë” për sulmuesin e U21 i cili po tregon vlerat e tij në kampionatin kroat duke u bërë gjithnjë e më shumë protagonist atje.