Sulmi më i mirë ndaj mbrojtjes më të mirë!

Struga Trim Lum nesër në terren vendas do të mirëpret Shkëndijën e Tetovës, në një nga ndeshjet më interesante të javës së 13-të në LPFMV, njofton “infOSport.mk”.

Që të dyja këto skuadra në mesjavë kishin zhvilluar ndeshjet e tyre në kuadër të Kupës, me Struga Trim Lum që vazhdoi tutje, duke u kualifikuar për në gjysmëfinale dhe me Shkëndijën, që befas u eliminua nga Sileksi përmes ruletit të penaltive.

Megjithatë kur jemi tek ndeshjet kampionale duhet cekur, se nesër në stadiumin e qytetit në Strugë, në fushë do të zbre sulmi më i mirë, ndaj mbrojtjes më të mirë.

Shkëndija në 12 xhirot e para ka shënuar 25 gola, më shumë se çdo skuadër tjetër, ndërkohë Struga Trim Lum është treguar si skuadra më mbrojtëse, duke pranuar vetëm 9 gola.

Mbetet të shihet nesër se kush do fali triumfues, sulmi i Shkëndijës me Doriev dhe Ibraimin, apo mbrojtja e Struga Trim Lum me Klisman Cake dhe Jasmin Mecinoviq.

Leave a Reply