Renova me Qaton kërkon fitoren e parë pas 98 ditëve

Renova ditë më parë u nda me trajnerin Bujar Islami, ndërsa vendin e tij e zuri një legjendë e futbollit tetovar, Qatip Osmani, shkruan “infOSport.mk”. Strategu i titujve siç njihet ndryshe, para vetes do të ketë një detyrë shumë të vështirë, kjo pasi duhet motivuar skuadrën në maksimum për të siguruar pikët e humbura në pjesën e kaluar të këtij sezoni.

“Gjipspunuesve” në vazhdim të kampionatit nuk ju falet humbja e pikëve në terren vendas, ndërsa sfida e tyre e parë në këtë rrugëtim të gjatë do të jetë Boreci. Këta të fundit po bëjnë mirë këtë edicion në mesin e më të mirëve, teksa në 12 xhirot e para kanë tubuar 19 pikë, duke u renditur aktualisht në pozitën e 5-të.

Në anën tjetër Renova me vetëm 8 pikë renditet në pozitën e 11-të, ashtu që pikët për skuadrën nga Xhepçishti janë më se të nevojshme, transmeton “infOSport.mk”.

Ndeshja Renova – Boreci luhet nesër në stadiumin e Tetovës me fillim në ora 13:00.

Leave a Reply