Pas rekordit të Elezit, sot u vendos edhe një rekord në Ligën e Dytë

Derisa javë më parë ishim dëshmitarë të golashënuesit më të ri në elitën e futbollit vendor, kur Dashmir Elezi i Shkëndijës me 16 vjet e 1 ditë i shënoi Renovës në derbin lokal të Tetovës, sot një rekord tjetër  u regjistrua në Ligën e Dytë – Lindje, njofton “infOSport.mk”.

Sot në ndeshjen e javës së 14-të midis Slloga Vinicës dhe Osogovës, për ekipin vendas luajti futbollisti më në moshë, që ndonjëherë ka luajtur në një ndeshje zyrtare në futbollin vendor. Fjala është për 57-vjeçarin Drago Zdravkov, i cili në lojë u inkuadrua gjatë pjesës së dytë te ekipi vendas, që në fund shënoi fitore 3:0 përballë skuadrës nga Koçani.

Leave a Reply