Neto flet në prag të ndeshjes kundër ish skuadrës së tij: Mendojmë vetëm 3 pikët  

Makedonija GJ.P – FC Shkupi është derbi i javës së 13-të në elitën e futbollit vendor, në të cilën të dyja skuadrat po bëjnë mirë dhe mund të thuhet se i kanë dhënë ngjyrë kampionatit, duke qenë dy rivalë të denjtë të Shkëndijës në luftën për titullin e kampionit, njofton “infOSport.mk”.

Makedonija Gj.P javën që shkoi shfrytëzoi në maksimum barazimin e FC Shkupit ndaj Shkëndijës, duke i rrëmbyer pozitën e dytë skuadrës nga Çairi, që nesër në lagjen e Gjorçe Petrovit do të kërkojë tre pikëshin, me qëllim që të rikthehet sërish të paktën në pozitën e dytë.

Për duelin e së dielës për faqen zyrtare të klubit nga Çairi ka folur braziliani, Neto, i cili te FC Shkupi kishte ardhur pikërisht nga rradhët e Makedonija Gj.P.

“Në ndeshjen e së dielës sigurisht që nuk do të jetë aspak e lehtë. Por ne kemi vetëbesim se mundë të shkojmë atje dhe të marrim tre pikë. Ky është qëllimi ynë, barazimi nuk na intereson. Shkojmë për të kërkuar fitore deri fishkëllimën e fundit”, ka thënë Neto.

Ndeshja Makedonija Gj.P-FC Shkupi, luhet të dielën në stadiumin në lagjen Gjorçe Petrov me fillim në orën 13:00.

Leave a Reply