Pas Thomas Strakoshës, edhe gardiani tjetër i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i SPAL-it nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ku thuhet se pas angazhimeve me ekipin Kombëtar, 31-vjeçari është infektuar me virusin që po bën kërdinë në të gjithë botën.
Berisha aktualisht ndodhet në karantinë, teksa klubi italian bën me dije se lojtari nuk ka pasur kontakt me asnjë prej anëtarëve të tjerë të ekipit.
Portieri shqiptar e kreu ditën e djeshme tamponin, i cili e nxori pozitiv me COVID-19.