Sot në program ishte vetëm një ndeshje nga java e 13-të në elitën e futbollit vendor, në të cilën Vardari shënoi fitore 2:0 përballë Akademia Pandevit, ndërkohë e diela me vete sjellë edhe 5 përballjet tjera, e ku pa dyshim e gjithë vëmendja do të përqëndrohet në ndeshjen në lagjen e Gjorçe Petrovit të Shkupit, aty ku vendasit e Makedonija GJ.P do të mirëpresin FC Shkupin, njofton “infOSport.mk”.
Që të dyja skuadrat ndodhen në një seri pozitive të rezultateve, ndërsa më së miri një gjë të tillë e dëshmojnë edhe pozitat në të cilën ndodhen këto dy skuadra nga kryeqendra jonë.
Një tjetër përballje mjaft interesante pritet të zhvillohet edhe në Strugë, aty ku mejdanin do të ndajnë Struga Trim Lum dhe Shkëndija. Këta të fundit në mesjavë u eliminuan nga Kupa, dhe një tjetër dështim në kampionat do të ndizte alarmin. Në anën tjetër Struga Trim Lum përveç paraqitjeve të mira në kampionat, i vazhdoi garat edhe në kuadër të Kupës, duke u kualifikuar në gjysmëfinale.
Renova me trajnerin e ri Qatip Osmani do të kërkojë këndelljen kundër Borecit të Gorazd Mihajllov, Bellasica në Strumicë do të jetë nikoqir i Rabotniçkit, ndërkohë në Manastir mejdanin do të ndajnë dy njohësit e vjetër, Pelisteri dhe Sileksi.
Të gjitha ndeshjet startojnë në ora 13:00.
LPFMV – Java 13 |
|||||||||||||||
|