Derbi i madh i Lindjes midis Bregallnicës dhe Tikveshit u mbyll me barazim 1:1, ndërsa e njëjta kishte nisur me një përleshje mes tifozërive të të dyja skuadrave në hyrje të qytetit në Shtip, njofton “infOSport.mk”.
Që të dy golat në këtë ndeshje u shënuan gjatë pjesës së dytë. Martin Stojanov vetëm pas dy minutave lojë në pjesën e dytë, kaloi në epërsi Bregallnicën, ndërkohë nuk vonoi shumë dhe në minutën e 53-të Gjorgji Mojsov i solli barazimin skukadrës nga Kavadari. Edhe përkundër dëshirës së madhe nga ana e të dyja skuadrave për të shënuar edhe golin e dytë, atë të fitores, rrjetat pushuan, me ç’rast në fund ndeshja u mbyll me barazim.
Me barazim, mirëpo pa asnjë gol të shënuar, u mbyll takimi midis Kit Go dhe Sasa-s nga Kamencia, Kozhuvi si mysafir falë golave të shënuar nga Krste Todorov (23’) dhe Nikolla Kostadinov (49’) mundi Pobedën në transfertë me rezultatin 2:1. Golin e nderit për ekipin nga Prilepi e realizoi veterani, Bllagoja Geshoski.
Fitore minimale për Plaçkovicën në transfertën ndaj Rosoman, ndërkohë Slloga e Vinicës në terren vendas ishte superiore, duke mundur 3:0 Osogovën.
Bregallnica me 36 pikë kryeson renditjen në Konferencën e Lindjes, para Tikveshit të vendit të dytë që ka 31 pikë, ndërkohë shumë mbrapa qëndrojnë skuadrat tjera, me Kozhuvin, që me 22 pikë mban pozitën e tretë.
LDFMV – Lindje, java 14 |
|||||||||||||||
|