Ekipi i parë i futsallit nga qyteti i Strugës, Enhalon ka debutuar me fitore. Ndeshja e parë për struganët ishte ndaj ekipit ng Vallandova, Proekt, të cilët Enhalon i deklasoi, duke triumfuar me stil dhe rezultat të thellë 15:3.
Kështu Enhalon e nis me fitore sezonin në Ligën e Dytë të futsallit vendor, duke paralajmruar kundërshtarët se nuk do të jenë vetëm pjesëmarrës në kampionat, por do të luftojnë ndaj secilit për të marrë më të mirën dhe pikët maksimale.
Në xhiron e dytë Enhalon do të përballet me Shkëndijën.
Kujtojmë që Enhalon është skuadra e parë e futsallit në Strugë që u themelua kë të vit nga Sadik Volina, Muhamed Mome Shainoski, Artan Coma, Bllagoja Bojçevski dhe Përparim Beqiri.