UEFA vendosi, Zvicra-Ukraina 3:0, ukrainasit do luajnë në Ligën B bashkë me Shqipërinë

“Zvicra e shqiptarëve” i ka shpëtuar rënies në Ligën B të Ligës së Kombeve, pasi UEFA i dha fitoren 3:0 në tavolinë për ndeshjen me Ukrainën, e cila nuk u luajt sipas programit më 17 nëntor në qytetin e Lozanës.

Kjo pasi dy futbollistë ukrainas kishin rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit dhe autoritetet e qytetit i vendosën menjëherë në karantinë në hotel e nuk lejuan që pjesa e mbetur e lojtarëve të shkonin në stadium për ndeshjen.

Duke qenë se nuk ka data të lira për rikuperimin e kësaj ndeshjeje, UEFA vendosi t’i japë fitoren 3:0 në tavolinë përfaqësueses helvete, që ngjitet kështu në kuotën e 6 pikëve në grupin “4A” dhe shmang rënien në Ligën “B”, aty ku edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve do të luaj Ukraina së bashku edhe me Kombëtaren e Shqipërisë.

 

Leave a Reply