Shkupjani Erdon Daci shkëlqen me Konjaspor, “dopietë” ndaj Manisa në kuadër të Kupës së Turqisë (VIDEO)

Erdon Daci ka shkëlqyer sonte në ndeshjen e Kupës kundër Manisa, duke shënuar dy gola në fitoren 7:0 të Konjaspor, njofton “infOSport.mk”.

Daci e nisi ndeshjen si titullarë, ndërsa që të dy golat i realizoi gjatë pjesës së dytë. Golin e parë personal dhe të 5-tin për Konjaspor kundër Manisa, e realizoi në minutën e 50-të, ndërsa në minutën e 79-të, pasi mjaft bukur iu shmang një dueli me njërin prej futbollistëve kundërshtarë, Daci, me të majtën e tij nga brendia e zonës edhe për herë të dytë në këtë ndeshje e mposhti portierin kundërshtarë Balçiogllu.

Ishin këto golat e parë në sezonin e ri për talentin shkupjan, ndryshe anëtarë i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, me të cilën luajti edhe në eliminatoret e fundit për Europianin e vitit të ardhshëm.

Ndryshe përveç Erdon Dacit, 3 gola për Konjnaspor në këtë ndeshje realizoi edhe peruani Paolo Hurtado, ndërsa nga një gol shtuan nigeriani Eduok dhe turku Demirok, i cili doli të jetë i saktë nga pika e bardhë, transmeton “infOSport.mk”.

Konjasporin në fundjavë e pret përballja kampionale kundër Alanyaspor në transfertë.

Leave a Reply