Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini në një intervistë për TV24, ka potencuar se është krenar me suksesin përfaqësueses së Maqedonisë që u kualifikua në Kampionatin Europian.
Sejdini edhe njëherë ka potencuar se është veçanarisht krenar me përfaqësuesen A të futbollit pasi reflekton e bashkuar dhe i përfaqëson të gjithë pa marrë parasysh fesë dhe kombit.
“Isha i sigurt se do të kualifikohemi në Kampionat Europian. Kisha me të vërtet besim në përfaqësuesen tonë, pasi ndjeva unitet i cili reflekton tek secili në përfaqësuese dhe federatë. E kam të qartë se çfarë spekulohej para ndeshjes me Kosovën, por tani më u pa se asgjë nga ato që u folën nuk ishte e vërtetë. Për atë them le të japë Zoti që edhe shteti të funksionojë siç funksionon ekipi përfaqësues dhe federate, do të ishte shumë ndryshe. Ata jetojnë dhe veprojnë si vëllezër, ata me të vërtet janë profesionist të mëdhenj”, ka thënë Sejdini.
Numri një i FFM-së edhe njëherë potencoi se ky sukses është si rezultat i punës afatgjate ndërvite.
“Futbollistët janë më meritorët për kualifikimin në Europian, por është e qartë se ky rezultat është nga puna shumë vjeçare dhe nga qëllimet e përcaktuara, duke përfshirë këtu edhe mediumet që gjithmonë na kanë dhënë përkrahjen maksimale ndaj federatës dhe përfaqësueses për të arritur deri te ky sukses historik, por edhe të gjithë tifozët që kanë dhënë mbështetjen pa rezervë. Kështu besoj se do të jetë edhe në Kampionatin Europian vitin e ardhshëm”, ka deklaruar njeriu i parë i FFM-së.