Legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona ka ndërruar jetë dhe futbolli është zgjuar me një legjendë më pak në ditën e sotme.
E gjithë bota flet për këtë ngjarje të trishtë, ndërsa ylli i përjetshëm i Argjentinës, ndërroi jetë në shtëpinë e tij pas një ataku kardiak që pësoi në “Buenos Aires”.
Kur pa momentet e vështira që po i vinin, Maradona ka telefonuar ambulancën: “Ndihem keq”. Por një vonesë e madhe ishte nga bluzat e bardha që kërkuan më tepër se 30 minuta për të shkuar te argjentinasi dhe e gjetën të pajetë.
Ky rast nuk mund të kalojë kaq lehtë dhe do të jetë avokati i Diegos, Matias Morla, që do ta ndjeki deri në fund.
“E pashpjegueshme që për 12 orë shoku im nuk ka pasur vëmendje apo kontroll nga personeli shëndetësor i dedikuar për këto qëllime. Ambulancës iu desh më shumë se gjysmë ore për të mbërritur, e cila ishte një idiotësi kriminale. Ky fakt nuk duhet të neglizhohet dhe unë do të kërkoj që pasojat të hetohen deri në fund. Ndërsa Diego më tha: “ti je ushtari im, vepro pa mëshirë”, – shkruan Morla.