Vëllazërimi nderon gazetarin e ndjerë sportiv, Refik Zenku

Në shenjë respekti ndaj gazetarit sportiv Refik Zenku për kontributin e dhënë për sportin në Kërçovë, por edhe gjithë sportin në vend, drejtuesit e Vëllazërimit vendosën që takimin e sotëm kundër Kadinos të vlefshëm për javën e 13-të në Ligën e Dytë – Perëndim ta nisin me një minutë heshtje, njofton “infOSport.mk”.

Përveç kësaj ata para fillimit të ndeshjes bashkë edhe me djalin e të ndjerit, Murat Zenkun, mbanin veshur nga një fanellë me figurën e të ndjerit Refik Zenku, i cili gjatë ditës së djeshme ndërroi jetë pasi për plotë 4 javë kishte qenë në komë pasi ishte prekur nga pandemia “Covid 19”.

Për më tepër Vëllazërimi e nderoi të ndjerin me një fitore minimale 1:0, falë golit të Albulen Imerit, i cili festoi me fanellën e figurës së Refik Zenkut, i cili ndërroi jetë në moshë 55-vjeçare.

 

Leave a Reply