Tifozët e skuadrës ukrainase të Desna kishin marrë punët në duart e tyre, duke vendosur që vetë ti qerojnë hesapet me drejtorin e stadiumit “Gagarin”, Oleksandar Ovçarenko.
Ky i fundit pak kohë më parë ishte emëruar drejtori i stadiumit në të cilin ndeshjet e saj i zhvillon skuadra e Desnës, ndërsa i njëjti kishte kërkuar që të ndalojë ndeshjet e këtij klubi.
Një gjë e tillë kishte revoltuar tek mase tifozët e kësaj skuadre, të cilët nuk kishin duruar më shumë, duke i hyrë në zyre dhe duke e nxjerrë zvarrë jashtë për ta futur më pas në kontenjerë bërllogu dhe për ta shëtitur nëpër rrugët e qytetit.
Vërtetë tifoz e jo mahi….